“Brenda pak vitesh, lojtarët do të shiten 300 milionë euro”

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 13:31 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se transferimi rekord që do të realizojë Manchester Unitedi duke transferuar Paul Pogban për 110 milionë euro, është “absolutisht i çmendur”.

Goal mëson se Manchester Unitedi është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin. Sipas Goal, kartoni i francezit do t’i kushtojë ‘Djajve të Kuq’ 110 milionë euro, transferim rekord ky pas Gareth Bale e Cristiano Ronaldos.

Por, Wenger mendon se kjo çfarë po ndodh në tregun e transferimeve është e ‘çmendur’ dhe nuk habitet nëse ky çmim brenda pak viteve do të shkojë deri në 300 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Çmimi i Pogbas? Është totalisht çmim i çmendur nëse nuk mund ta paguani atë. Nëse mund ta paguani, ju mund ta justifikoni, por sërish kjo gjë është e çmendur duke e krahasuar me jetën normale”, tha Wenger për Daily Mail.

“Që kur jam në sport gjithmonë kam thënë se rekordi nuk do të shkojë shumë lartë, por kam qenë gabim. Ndoshta në pak vite do të jetë 200 apo edhe 30 milionë euro”, shtoi Wenger.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme