Rep-artisti i njohur, Travis Scott, së fundmi ka shpenzuar një shumë të madhe në një rezidencë në Brentwood.
28-vjeçari ka paguar plot 23.5 milionë dollarë për shtëpinë e cila përmban shtatë dhoma gjumi, raporton TMZ.
Pasi vitin e kaluar u tha se ai ka fituar 42 milionë dollarë gjatë verës, një shpenzim i tillë rezulton se ai ka shpenzuar gjysmën e përfitimeve.
Shtëpia e tij përmban gjithsej tre kate, përfshirë këtu dhoma gjumi, 11 banja dhe pjesë të ndryshme argëtuese. Në pjesën e jashtme është padyshim një pishinë, e rrethuar me karrige dhe tavolina.
Ajo çka e bën më të veçantë vendin e rezidencës, është se prej saj mund të shohësh komplet pamjen e qytetit.
Travis gjithashtu nuk do të ketë probleme për të qëndruar ‘fit’, pasi zotëron edhe një palestër personale.
Dhoma e kinemasë dhe e lojërave të ndryshme kanë qenë të pashmangshme për krijuesin e “Sick Mode”, të cilat do i shfrytëzojë në kohën e lirë.