Në mesin e shtëpive më të shtrenjta në botë, padyshim bën pjesë edhe ajo e reperit kanadez, Drake.
33-vjeçari ua ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij të shikojnë nga brenda shtëpinë, pasi publikoi këngën “Tootsie Slide”, klipin e të cilës e kishte xhiruar në rezidencë.
Për dizajnimin dhe krijimin e të gjitha skajeve të shtëpisë, Drake ka bashkëpunuar me arkitektin Ferris Rafauli, shkruan The Sun.
Salloni për qëndrim ditor përmban një piano madhështore dhe dy dhoma të mermerit me rreshta sofash gri dhe karrige.
Vendi ka gjithashtu korridore të ndryshme që të dërgojnë në dhoma të tjera në shtëpinë luksoze, dhe njëra prej tyre ka drita neoni dhe një dysheme blu të lehtë.
Duke lëvizur jashtë, prona e tij shumë milionëshe gjithashtu përmban një garazh me 10 makina dhe një rrugë të gjerë për të vendosur koleksionin e gjerë të automjeteve të yllit të dikurshëm të serialit “Degrassi”.
Në ndërkohë, për dashurinë e tij që ka basketbollin, reperi ka ndërtuar edhe një sallë për këtë lloj sporti, ku në video edhe shihet duke luajtur.
Si tifoz i madh i këtij sporti, ai shfaq gjithashtu koleksionin e tij mbresëlënës të fanellave të basketbollit në video, pasi aparati fotografik lëviz mbi sallonin dhe hapësirën e tij të jetesës.