Tifozja kroate që u bë e famshme në Katar, tani arrin të futet në “shoqëri të lartë”

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Gjatë Kupës së Botës në Katar 2022, një nga personat që u bë një personazh i famshëm në mbarë botën ishte super tifozja e skuadrës kroate, Ivana Knoll, e cila falë veshjeve të saj u quajt “tifozja më seksi e Kupës së Botës”. Falë asaj fame ajo tani është takuar me yje të mëdhenj nga bota e muzikës dhe filmit.

Fituesi i Oscar-it Leonardo DiCaprio organizoi një festë dhe ftoi miqtë dhe të famshëm të tjerë në Papi Steak në Miami Beach, Florida. Dhe Knoll përfundoi duke mbërritur në festë, duke biseduar gjatë me superyllin e muzikës Drake, si dhe me aktorin Jamie Foxx dhe kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enniful.

Foxx dhe Knoll, në fakt, u panë duke kaluar së bashku festat e Vitit të Ri dhe të dy u panë të ulur rehat me njëri-tjetrin në fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Ata kanë kaluar aq mirë sa kanë postuar një video të të dyve duke ndarë edhe një vakt në Instagram.

Gjatë Kupës së Botës, Ivana mahniti miqtë dhe të huajt me veshjet e saj të guximshme, të cilat ishin kundër kodeve konservatore të veshjes së Katarit. Por, Ivana nuk u pengua dhe vazhdoi të vishte ngjyrat e saj kroate dhe të pozonte për foto me fansat e tjerë dhe paparacët.

Knoll pa ekipin e saj të humbiste në gjysmëfinale, por i duartrokiti për përpjekjet e tyre, “Ndonjëherë në gjysmëfinale kemi një arbitër të keq, si dje, i cili dha një penallti për asgjë dhe ne humbëm shansin për të fituar trofeun. Por më e rëndësishmja është se ne jemi një vend i vogël me zemër të madhe dhe unë jam krenare që jam kroate përgjithmonë e përgjithmonë”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme