Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar në Bruksel për t’u takuar me zyrtarët e lartë të BE-së.
Takimi është duke filluar dhe aty do të diskutohet për kriteret politike, ekonomike, bashkëpunimin dhe zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, njofton Klan Kosova.
Nga delegacioni kosovar kanë shkuar bashkë me Haradinaj, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj së bashku me ministrat Behgjet Pacolli dhe Dhurata Hoxha.