Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar fshatrat të cilët janë prekur nga reshjet e mëdha të shiut këto ditë, raporton Ekonomia Online.
Ai në vizitat e tij në fshatin Nepërbisht dhe Studençan, ka thënë se dëmet janë të shumta në bujqësi.
“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshrit. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, tha Muharremaj.
Reshjet e shiut kanë shkaktur dëme të mëdha edhe në infrastrukturë, amvisëri, të cilat janë të rënda për ekonomitë familjare.
Muharremaj u ka premtuar qytetarëve që kanë pësuar dëme se do të jetë afër tyre dhe do t;i ndihmojë që të tejkalohet kjo situatë.
“Tani ndodhemi në fshatin Studençan, ku dëmet nga shiu dhe breshëri janë si në bujqësi, infrastrukturë, amvisëri etj, të cilat janë të rënda për ekonomitë familjare. Do të jem afër tyre, që bashkë t’ia dalim përballë kësaj situate e cila shpresoj se do të tejkalohet me angazhimin e përbashkët”, ka thënë Muharremaj.