Nuk ka të lënduar, janë dëmtuar disa dritare dhe fasada, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 3:20. Në SPB-Shkup është raportuar se “një person i panjohur ka qëlluar me disa plumba drejt një hoteli në bulevardin 8 shtator në Shkup”, transmeton “Alsat M”.
Nga MPB njoftojnë se është kryer inspektim në vendngjarje dhe janë marrë masa për të gjetur autorët e veprës.