Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.
Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.
Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.
Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!
Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.