Brezovica mbyllet për vizitor: Shkak i të reshurave atmosferike mund të bie ortek bore

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

Të ngjashme