Sajti i njohur botëror “Bright Side” e cilëson Shqipërinë si një nga 12 vendet më të mrekullueshme që ofron njëkohësisht pushime të lira.
Në listë janë edhe vende të tilla si Rumania, Portugalia, Bullgaria, Peru, etj.
Çdo udhëtim jashtë ofron emocione dhe ndjesi të reja. Por shpesh na pengojnë mendimet rreth parave duke qenë se të udhëtosh mund të jetë një luks i shtrenjtë, shkruan Bright Side
Bright side ju fton të konsideroni vendet, të cilat ofrojnë një akomodim dhe një pushim të pabesueshëm pa i boshatisur xhepin tuaj.
Shqipëria
Akomodimi: nga €5 (hostel); nga €10 (hotel)
Ushqimi: nga €2
Transport: nga €1
Shqipëria është plot me vende të magjishme: Gjirkoastra, Syri i Kaltër, Ksamili, Butrinti dhe shumë të tjera.
Është e thjeshtë të gjesh dhoma të mira në hostel me çmime nga 5 deri ne 10 euro. Çmimet e Shqipërisë për ushqimet dhe alkoolin janë ndër më të ultat në Europë. Ushqimi i rrugës është gjithashtu mjaft i shijshëm dhe i lirë dhe fillon nga 1.8 euro ndërsa në restorante fillon nga 3.5 euro. Pjatat më popullore janë: çomlek me mish dhe perime, pjatat e detit, ëmbëlsirat dhe kafeja e shijshme. Transporti publik është gjithashtu mjaft i lirë.
Rumania
Akomodimi: nga €6 (hostel); nga €11 (hotel)
Ushqimi: nga €3
Transport: nga €0.34
Rumania është aty ku realiteti dhe përallat takohen. Ka aq shumë për të eksploruar: Shpella Scarisoara, Parku Astra, Varreza Mery, vullkanet e baltës dhe mjaft te tjera. Kur vjen me avion ose me makinë nga Kishinjevi, do të mbetesh i mahnitur nga pamja piktoreske dhe çmimet e përballueshme.
Akomodimi mund të varjojë, në varësi të qytetit. Në hostele çmimet fillojnë nga 6 euro deri në 11 euro në hotele. Mund të qëndrosh gjithashtu në një shtëpizë pranë detit për 8 euro. Musakaja, çorbat e shijshme dhe ushqime të tjera shërbehen në lokale dhe do shpenzosh jo më tepër se 3 ose 5 euro për ti shijuar ato. Qumështi, buka, orizi , pula dhe djathi do ju kushtojnë €9-€11. Transporti publik kushton gjithashtu mjaft lirë, ashtu si dhe metroja ne Bukuresht.
Laos
Akomodimi nga €4 (hostel); nga €9 (hotel)
Ushqimi: nga €2
Transport: nga €2
Ky vend i mrekullueshëm njihet që është ekzotik. Është një mundësi fantastike për ata të cilët ëndërrojnë udhëtime të përballueshme drejt xhunglës së Borneos, fushës se Bolavenit dhe lumenjve, maleve dhe ujëvarave piktoreske.
Mund të shpenzoni 9.50 euro në një udhëtim me kajak prej 8 orësh në shpellat Vang Vieng. Është e lehtë për të gjetur një hostel, me çmime nga 4 euro dhe hotel me çmime nga 9 euro. Menuja është gjithashtu shumë e veçantë këtu dhe me çmime të lira.
Portugalia
Akomodimi: nga €8 (hostel); nga €16 (hotel)
Ushqimi: from €4
Transport: nga €1.85
Çdo gjë është e mundur në Portugalinë e mrekullueshme: plazhet e bukura, kalërimi në Madeira, shijimi i verës në Alto Douro, pallati i mrekullueshëm Pena dhe shumë të tjera!
Mund të zësh një dhomë hosteli nga 8 euro dhe një dhomë hoteli nga 16 euro. Ushqimet më popullore janë merluci me perime, peshku i zgares dhe të tjera si këto. Nëse dëshiron të vizitosh muzeumet Lisbones falas, duhet të marrësh një Lisboa Card.
Bullgaria
Akomodimi: nga €7 (hostel); nga €15 (hotel)
Ushqimi: nga €2
Transport: nga €0.51
Bullgaria po pret që ju të vizitoni resortet e saj buzë detit: Nesebar, Sozopol, Sunny Beach e të inspirohesh nga vendet e saj të mrekullueshme.
Hostelet janë mjaft të lira dhe fillojne nga 7 euro ndërsa hotelet buzë detit 8 euro. Çmimet për ushqimin dhe transportin janë gjithashtu të përballueshme.
Peru
Akomodimi: nga €5 (hostel); nga €11 (hotel)
Ushqimi: nga €2
Transport: nga €0.40
Machu Pichu është padyshim destinacioni i cili lidhet më tepër me Perunë. Qyteti Inca është i mrekullueshëm dhe do mbeteni i mahnitur nga liqeni legjendar Titikaka, ujëvarat Gocta ,pamjet e qytetit Arequipa apo pyjeve të Amazonës.
Ka hostele të lira të cilat fillojnë nga 5 euro dhe hotele nga 11 euro. Mos harroni të provoni kuzhinën tradicionale: burritos, tacos, koktejlet Pisco e shumë të tjera. Çmimet për ushqimin dhe transportin janë mjaft të leverdisshme.
Filipinet
Akomodimi: nga €4 (hostel); nga €9 (hotel)
Ushqimi: nga €1.80
Transport: nga €0.30
Filipinet janë të njohura për natyrën e paprekur, klimën e ngrohtë, plazhet e bardha dhe Intramurot e lashtë.
Hostelet fillojnë nga 4 euro deri në 14 euro ne Cebu dhe ishujt Panglao. Mund të marrësh gjithashtu me qira një shtëpi për 260 euro në muaj. Hotelet dhe restorantet më të lira i gjeni në zonën Boat Station 3. Ushqimet dhe transporti publik kanë gjithashtu çmime mjaft të mira.