Brishtësia e portës së Kosovës

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 12:24 | Nga

Një ndërhyrje e ngathët e Samir Ujkanit i kushtoi me gol Kosovës. Ai ndali një goditje, por nuk ia doli ta kontrollojë topin si duhet dhe rrëshqiti në tentim për ta kapur atë. Prej situatës përfitoi një lojtar rival që shënoi pa telashe.

Nuk vonoi shumë dhe Ujkani pranoi gol nga një goditje prej 25 metrash largësi. Dhe kështu pasoi një situatë që jo shpesh shihet në fushat e futbollit. Shikuesit nisën me fishkëllima ndaj portierit dhe kapitenit të Kosovës, Samir Ujkanit, shkruan Koha Ditore.

Kjo skenë u pa më 13 nëntor të vitit të kaluar kur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 4:3 ndaj Letonisë.

Me fitore në miqësore, Kosova i dha fund serisë prej nëntë humbjeve rresht në ndeshjet eliminatore për botërorin e kësaj vere. Goli i fitores u shënua në minutën e 94-t, por në kujtesë mbetën edhe thirrjet kundër kapitenit dhe portierit të Kosovës, Ujkani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme