Britani, sigurohen “ndryshime ligjërisht të detyrueshme” për tërheqjen nga BE-ja

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Masa ka për qëllim që të siguroj Britaninë se nuk do të mbetet përgjithmonë e bllokuar në mekanizmin e dizajnuar për të parandaluar opsionin “hard border” (kufi me pika kontrolli) mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut

Qeveria e Britanisë ka deklaruar se ka siguruar “ndryshime ligjërisht të detyrueshme” nga Bashkimi Evropian (BE) për të tejkaluar “pengesën kryesore” në marrëveshjen për Brexit.

Ministri i kabinetit të qeverisë britanike, David Lidington, i ka kumtuar Shtëpisë Përfaqësuese së parlamentit britanik se të dy palët kanë arritur në një “instrument të përbashkët” që qartëson marrëveshjen për tërheqje.

Masa ka për qëllim që të siguroj Britaninë se nuk do të mbetet përgjithmonë e bllokuar në mekanizmin e dizajnuar për të parandaluar opsionin “hard border” (kufi me pika kontrolli) mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Shqetësimet në lidhje me masat kufitare ishin shkaku kryesor që parlamenti britanik që të refuzoj marrëveshjen e kryeministres Theresa May në muajin janar. Pritet që ligjvënësit të martën, më 12 mars, të votojnë marrëveshjen e re.

Ndryshimet sërish janë më të pakta se kërkesat e përkrahësve britanik të Brexit-it, mirëpo mund të bindin disa ligjvënës për të ndryshuar votën e tyre.

Të ngjashme