Deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe janë duke debatuar për marrëveshjen e ndryshuar të Theresa May për cështjen Brexit.
Për të njëjtën marrëveshje, pritet që sonte më vonë edhe të votohet, njofton Klan Kosova.
Theresa May u ka kërkuar deputetëve që të mbështesin “marrëveshjen e përmirësuar” ose të rrezikojnë të mbesin pa Brexit.
Prokurori i përgjithshëm thotë se marrëveshja vazhdon të mbajë një “rrezik ligjor” se Britania e Madhe nuk do të kishte asnjë rrugëdalje nga pengesa irlandeze pa marrëveshje të Bashkimit Europian.
Partia e Bshkimit Demokratik e ka kundërshtuar marrëveshjen.
Ndërsa grupi i deputetëve të Eurosceptic Tory gjithashtu u kërkoi anëtarëve të saj që të mos e mbështetën atë.