BE-ja ia kushtëzon Britanisë marrëveshjen tregtare me respektimin e rregullave të bllokut

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Shefi i BE-së për negociatat me Britaninë e Madhe, Michel Barnier, paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i respektojë të gjitha rregullat e bllokut, nëse dëshiron të nënshkruajë marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Barnier tha se qasja pa taksa dhe kuota në tregjet e Bashkimit Evropian për Britaninë e Madhe ka qenë e varur nga përfshirja e një mekanizmi për mbajtjen e standardeve të larta për çështjet sociale, mjedisore, tregtare dhe shtetërore.

Ai shtoi se BE-ja do të jetë shumë kërkuese në atë që Britania të sigurohet se dallimet në qëndrime të mos bëhen instrument i konkurrencës së padrejtë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Barnier tha se mbrojtja e këtyre standardeve është kusht, ndërsa kushti i dytë është arritja e marrëveshjes për peshkimin në mënyrë që anijet e BE-së të ketë qasje në ujërat britanike.

Nëse kryeministri britanik, Boris Johnson, dështon të arrijë marrëveshje tregtare për largimin e taksave, do të ketë taksa edhe për prodhimet që qarkullojnë mes pjesëve të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme