Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, një student britanik i akuzuar për sulme në faqet e internetit të Qeverisë amerikane nuk do të ekstradohet në SHBA.
Vendimi i gjykatës erdhi pasi 32-vjeçari Lauri Love argumentoi se ai duhet të gjykohej në Britani të Madhe dhe se ai do të ishte në rrezik për të vrarë veten nëse ekstradohet në SHBA.
Gjykata tha se nuk kishte asnjë arsye që Love nuk mund të gjykohej në Britani të Madhe dhe ekstradimi i tij mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin e tij.
Love, i cili ka kombësi britanike dhe finlandeze, dyshohet për sulme në agjencitë e ndryshme të SHBA-ve, duke përfshirë FBI, Bankën Qendrore të SHBA-ve dhe ushtrinë amerikane.
Thuhet se ai ka vjedhur të dhëna nga agjencitë përmes piraterisë informatike në vitet 2012 dhe 2013. “Kjo nuk është vetëm për veten time. Shpresoj që kjo të vendosë një precedent për të ardhmen për këdo në të njëjtin pozicion që ata do të gjykohen këtu. Ne shpresojmë se njerëzit e tjerë do të mund të mbështeten këtë”, tha Love menjëherë pas vendimit.
Love fillimisht u arrestua për veprat e pretenduara në vitin 2014 dhe më pas në vitin 2015 me urdhër zyrtar për ekstradim nga autoritetet e SHBA-ve.