Ministri britanik i Thesarit deklaroi një plan pesëvjeçar për ta bërë Britaninë e Madhe një ndër ekonomitë kryesore botërore dhe për t’i dhënë fund nivelit të ulët të rrogave për miliona punëtorë.
Niveli i pagesës për orë të katër milionë punëtorëve në Britani të Madhe do të ngrihet në 12.9 dollarë amerikanë, duke bërë që ata të fitojnë sa dy të tretat e rrogës së mesme në vend, përcjell Telegrafi.
Ministri Sajid Javid e shpalli këtë strategji për të nxitur zhvillimin e ekonomisë, pavarësisht si do të largohet vendi i tij nga Bashkimi Evropian.
Ai u shpreh se Britania e Madhe ka mbetur prapa shumë vendeve evropiane në brezin e ardhshëm teknologjik, duke vënë në dukje se qeveria do të ndërtojë të ardhmen e vendit dhe do të sjellë një revolucion të ri infrastrukturor.