Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të shpallë këtë të diel, 21 shtator, njohjen zyrtare të shtetit palestinez, një hap që vjen mes kritikave të ashpra ndaj Izraelit për përkeqësimin e situatës në Gaza dhe mungesën e përparimit drejt paqes.
Starmer kishte kërkuar më herët që Izraeli të pranonte një armëpushim, të lejonte ndihmat humanitare dhe të mos aneksonte Bregun Perëndimor. Por përballë mungesës së progresit, Londra vendosi t’i bashkohet 147 vendeve që e njohin Palestinën.
Qeveria izraelite reagoi ashpër, duke e akuzuar Britaninë se “po shpërblen terrorizmin”, ndërsa familjarët e pengjeve izraelite në duart e Hamasit e kanë dënuar vendimin.