Britania e Madhe të premten ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i viktimave brenda 24 orëshit të kaluar në Britani ishte 1,135 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 79,833, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, numri i rasteve të reja ishte në 68.058 njerëz, Britania e Madhe është shteti me numrin më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 në Evropë, shkruan Euronews.