Gjenerali anglez, Robert Barrons ka zbuluar disa detaje në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhyjnë në Siri me ushtrinë e saj.
Rusia, sipas tij, do të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke sulmuar aeroplanët të cilët tentojnë ta godasin rrethin ku gjendet Bashar al-Assad.
Mirëpo, gjenerali Barrons tha se deklaratat e një zyrtarit nga Moska mund të shtyjnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë në luftë direkte me Rusinë, transmeton Indeksonline
Ekspertët e aviacionit “AirLive” kanë raportuar një avion paralajmërues të “njoftimit të shpejtë” në Mesdheun lindor për të qenë të kujdesshëm ndaj një sulmi të papritur raketor.
Sulmi vjen pothuajse saktësisht një vit pasi një mizori kimike në qytetin verior sirian të Khan Sheikhoun ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në “Tëitter’ ka dhënë një mesazh për operacion në Siri, pak pasi Rusia njoftoi se do të mbrojë Sirinë nga sulmet raketore.
“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka thënë Trump.
Ndërsa forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.