Britania e Madhe ka regjistruar 77 raste me variantin jug-afrikan të koronavirusit, ka thënë sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, raporton BBC.
Rastet janë të lidhura me udhëtarët që po vijnë në Britani, e jo me përhapje brenda komunitetit.
“Momentalisht të gjitha rastet janë të lidhura me udhëtimin. Për këtë arsye kemi kontrolle aq strikte të kufijve kundër lëvizjes nga Afrika e Jugut”, ka thënë Hancock.
Po ashtu Hancock ka thënë se nëntë raste të variantit brazilian të koronavirusit janë zbuluar në Britani dhe se po monitorohen.