Britania kërkon llogari nga Rusia për helmimin e fundit

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 14:51 | Nga

Ministri i Brendshëm i Britanisë, Sajid Javid, i ka bërë thirrje Rusisë që të shpjegojë helmimin me agjentin nervor Novichok pasi dy persona u ekspozuan ndaj tij në Wiltshire.

Çiftit, që besohet të jenë Charlie Rowley, 45-vjeçar dhe Dawn Sturgess, 44-vjeçar, iu përkeqësua gjendja shëndetësore ditën e diel dhe janë në gjendje kritike.

Javid ka thënë se agjenti nervor i përdorur në helmimin e fundit është tipi i njëjtë me atë që u përdor për helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal në muajin mars.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rreth 100 zyrtarë të njësitit anti-terrorizëm janë duke punuar në këtë hetim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme