Britania e Madhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të qëndrojë “krah për krah” me Shtetet e Bashkuara duke shtuar sanksionet kundër Rusisë.
Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, do të mbajë një fjalim në Washington dhe do thotë se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka bërë botën “një vend më të rrezikshëm”.
Pas sulmit me armë kimike në qytetin Salisbury, BE-ja duhet të bëj më shumë presion në mënyrë që Rusia mos t’i shkelë rregullat ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Britaninë se po përpiqet të imponon ndaj BE-së dhe ShBA-ve politikën e saj kundër Rusisë, ka njoftuar agjencia e lajmeve RIA.
Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Rusinë për sulmin me agjent nervor kundër një agjenti të dyfishtë rus në Salisbury të Anglisë.