Një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mundësojë tregti të lirë për këto dy shtete, raporton Ekonomia Online.
Kështu është thënë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në shqyrtimin e Nismës për nënshkrimin e Marrëveshjes për Partneritet, Tregti ndërmjet dy shteteve.
Shala tha se zyra e Punëve të Jashtme të Britanisë, ka kërkuar fillimin e negociatave për tregti të lirë me Kosovën.
“Zyra e punëve të jashtme të Britanisë ka kërkuar fillimin e negociatave për tregti të lirë mes Kosovës dhe Britanisë. Qeveria e Britanisë ka kërkuar që kërkesa e tyre të adresohet sa më shpejt. Importimi i mallrave të konsumit nga Britania rrit konkurrencën e qe ndikon në çmime më të mira për konsumatorët. Kjo do të inkurajoj investimet”, tha Shala.