Britania lejon përzierjen e vaksinave anti-Covid

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe do të lejojë që njerëzit të vaksinohen me dy vaksina të ndryshme anti-Covid në disa raste të rralla, pavarësisht mungesës së provave që vaksinat ofrojnë imunitetin e duhur.

Qeveri ka bërë me dije se pacientët mund të vaksinohen me këtë përzierje në raste të rralla.

Kreu i Shëndetit Publik në Angli, Mary Ramsay, ka deklaruar se kjo përzierje do lejohet vetëm në raste të rralla dhe se Qeveria nuk po e rekomandon përzierjen, nëse nuk janë të paktën dy javë larg nga data e prodhimit.

“Duhet të bëhen përpjekje për t’i vaksinuar të gjithë me vaksinën e njëjta, por aty ku nuk është e mundur, mund të jepet edhe një dozë e dytë e një vaksinë tjetër”, ka thënë Ramsay.

Britania është bërë vendi i parë në botë që ka arritur t’i miratojë vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca të Oksfordit gjatë muajit të kaluar.

Të dy vaksinat nuk janë krijuar që të përzihen mes vete mirëpo ekspertët thonë se nëse pacienti është në gjendje të rënduar dhe nuk i “bën punë” vaksina e parë, mund të marrë dozën e vaksinës tjetër, raporton reuters.

Pandemia e koronavirusit u ka humbur jetën 74.000 njerëzve në Britani, duke u bërë kështu vendi i dytë me vdekshmërinë më të lartë në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme