Të gjitha shkollat në Britani do të mbyllen nga e premtja “deri në njoftimin e radhës”, ka thënë Ministri britanik i Edukimit, Gavin Williamson.
Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se qeveria është duke shqyrtuar secilën mundësi, kur është pyetur nëse do të merren masa më të ashpra për ta izoluar Londrën, pas përhapjes së coronavirusit të ri.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet, përcjell rel.
Deri më tani 104 persona kanë vdekur nga ky virus në Britani derisa mbi 2,642 të tjerë janë infektuar me këtë sëmundje.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 205,452 njerëz të infektuar, 8,248 të vdekur dhe 82,091 të shëruar.