Britania mund të hapë qendra emigrantësh në Ballkan

Prishtinë | 23 Mar 2025 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e krijimit të qendrave të “kthimit” jashtë vendit për azilkërkuesit e refuzuar, pasi të gjitha apelimet të kenë përfunduar.

Sipas BBC, qendrat mund të vendosen në Ballkan, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Ky plan synon të përshpejtojë largimin e azilkërkuesve dhe të ulë presionin mbi buxhetet lokale.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është angazhuar për të menaxhuar krizën e emigrantëve dhe për të ulur migrimin neto. Megjithatë, propozimi mund të përballet me sfida ligjore dhe kundërshtime nga organizatat për refugjatët.

Të ngjashme