Britania e Madhe nuk dëshiron që të përfshijë seancat mbi Kosovën në planin e punës gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së së këtij vendi në gusht.
“Veçernje Novosti” shkruan se Londra mori vendimin në fjalë për shkak se beson se situata në Kosovë është e mirë dhe se nuk ka nevojë për takime të tilla.
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha se kjo ishte e pritshme dhe Britanisë së Madhe nuk ” i intereson qëndrim serb”.
“Ky është një mesazh i qartë për ne”, tha kryediplomati serb.
Sesioni i fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt më 15 maj.