Britania e Madhe po përgatitet të dërgojë një anije luftarake në Guajana për të shfaqur mbështetje diplomatike dhe ushtarake për ish-koloninë britanike.
Kjo pritet të ndodhë pasi Venezuela fqinje rinovoi pretendimin e saj për një pjesë të diskutueshme të territorit të Guajanas që është e pasur me naftë dhe minerale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se “HMS Trent” do të merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta pas Krishtlindjeve.
Guajana, një anëtare e Commonwealth, është i vetmi komb anglishtfolës i Amerikës së Jugut.