Britania e Madhe ka thënë se po pret të pranojë deri 10 milionë doza të vaksinës candidate për COVID-19 të kompanive Pfizer/BioNTech deri në fund të vitit, nëse merr aprovimin nga rregullatori, është thënë nga zëdhënësi I kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, raporton agjencia Reuters.
Nga kompanitë është njoftuar se rezultatet fillestare të fazës së tretë të testimit të vaksinës kandidate kanë treguar efikasitet deri 90 për qind.
Nga Britania e Madhe është njoftuar se janë porositur 40 milionë doza të vaksinës kandidate të Pfizer dhe BioNTech, një nga gjashtë kompanitë me të cilat është lidhur marrëveshje nga Britania për furnizim me vaksinë.
“Në total kemi porositur 40 milionë doza të vaksinës kandidate të Pfizerit, ku 10 milionë nga dozat do të prodhohen dhe do të jenë në dispozicion për Britaninë deri në fund të vitit nëse vaksina aprovohet nga rregullatori”, është thënë nga zëdhënësi.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, e ka mirëpritur lajmin për efikasitetin e vaksinës, duke e quajtur lajm të madh.
E Donald Trump po ashtu e ka quajtur lajm të madh.