Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Ruairi O’Connell.
Hoxha në takim vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.
Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit.
Ambasadori O’Connell ia konfirmoi ministres së Integrimit Evropian përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndëkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.