Britania e Madhe i ka shënuar edhe 163 të vdekur nga Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 36,868.
Nga kjo shifër, 147 raste fatale u regjistruan në Angli, nëntë në Skoci dhe shtatë në Uells, përderisa Irlanda Veriore ende nuk i ka publikuar të dhënat për të dielën, shkruan “Metro UK”.
Zona që regjistroi më së shumti viktima ishte Midlands, ku vdiqën 49 persona. Në Londër u shënuan vetë pesë viktima, ndërsa në pjesën jugperëndimore u regjistrua numri më i ulët i të vdekurve – dy.
Pacientët e vdekur ishin nga mosha 43 deri në 98-vjeçare dhe pesë prej tyre nuk kishin probleme të tjera shëndetësore me diagnozë të mjekut.
Sidoqoftë, kjo shifër është preliminare, ndërsa numrin zyrtar të viktimave për 24 orë pritet ta publikojë më vonë Departamenti i Shëndetësisë, kur do të përfshihen edhe rastet e shënuara në shtëpitë e të moshuarve.
Britania është një ndër shtetet më të prekura në botë nga koronavirusit. Ajo e ka numrin më të lartë të viktimave në Evropë dhe të dytin më të lartin në botë, pas Shteteve të Bashkuara.