Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe ministri i Financave, Rishi Sunak, shpalosën planin e tyre stimulues ekonomik për të mbrojtur ekonominë britanike nga kriza.
Plani stimulues ju garanton bizneseve një sistem huaje prej 330 miliardë funte britanike. Po ashtu është shtuar fondi i granteve dhe ndihmës për bizneset e ndikuara. Masa e tjera të caktuara nga qeveria britanike përfshinë edhe ulje taksash.
“Ne duhet të sillemi si çdo qeveri në kohë lufte dhe të bëjmë çfarëdo që duhet për të ndihmuar ekonominë e vendit tonë”, tha kryeministri Johnson.
Ministri i Rishi Sunak tha se Qeveria britanike do të bëjë çkado që është e nevojshme për t’u përballur me krizën.
Pas pakove lajmeve të pakove stimuluese në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar tregjet botërore stabilizohen paksa.