Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, tha se është vlerësim i inteligjencës britanike se Rusia synon që ta pushtojë tërë Ukrainën.
Sidoqoftë, zyrtari i lartë britanik tha se ushtria ruse ka dështuar që t’i arrijë synimet në ditën e parë të sulmit pushtues.
Wallace vlerësoi se Rusia deri më tani ka humbur mbi 450 pjesëtarë të personelit gjatë sulmeve në Ukrainë, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 140 persona. Në këtë shifër ka ushtarë dhe civilë.