Dukesha Meghan Markle (37) e lindi djalin në orën 5:26, më 6 maj, konfirmoi familja mbretërore në profilin e vet në rrjetin social. Djali peshon 3.200 gramë.
“Ishte kjo përvoja më e mahnitshme që mund ta imagjinoja ndonjëherë. Si e bëjnë femrat atë që e bëjnë, kjo është e pamundur të kuptohet. Të dy u jemi absolutisht të mahnitur dhe mirënjohës të gjithëve për mbështetjen. Ishte e mahnitshme dhe deshëm ta ndanim këtë me ju”, – shkroi princi Harry (34) dhe shtoi se ende nuk e dinë se si do të pagëzohet i biri.
Sipas bastoreve britanike, shumica e anglezëve kanë vënë bast në emrin Albert koeficienti i të cilit është 1.33, më pas Arthur me një koeficient prej 2.55, dhe tutje pasojnë Alexander, James, Phillip, Louis, Henry, Frederick, Thomas dhe Edward, shkruan KOHA Ditore.
Pra, fitimet më të mëdha në paratë e investuara ju presin në qoftë se vini bast në emrat Thomas dhe Edward koeficienti i të cilëve është 20.
Emri Albert qysh nga shtatzënia e fundit e Kate Middleton (37) po qarkullon në bastoret britanike dhe është emër i njohur në familjen mbretërore britanike. Arsye për këtë është fakti që prej martesës së mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert në vitin 1840, emri u shfaq në pothuajse çdo brez të familjes.
Gjithashtu, Albert në përkthim do të thotë “fisnik”, dhe nëse Meghan dhe Harry e pagëzojnë kështu të birin, ata do ta nderonin babanë e ndjerë të mbretëreshës, Albert, “Bertie” Frederick Arthur George.