Britanikja bëhet gruaja më e re që e kalon tërë Oqeanin Atlantik e vetme

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Briton Jasmine Harrison 21 vjeçare është bërë gruaja më e re në botë e cila e ka kaluar Oqeanin Atlantik e vetme, pasi ka kryer udhëtimin e saj plot 4800 kilometra, nga Spanja në Antigua, ka bërë të ditur organizuesi Atlantic Campaigns.

Britanikja Harrison e ka përfunduar mision e saj brenda 70 ditësh, 3 orëve dhe 48 minutave, duke thyer kështu rekordin e gruas më të re që e ka kaluar oqeanin Atlantik, raporton CNN.

Gjatë udhëtimit për më shumë se dy muaj, Harrison kishte me vetë ushqim të bollshëm dhe gjësende të tjera të nevojshme për çdo rast. Ajo ka deklaruar se ishte motivuar për të kryer këtë mision kur kishte parë një garë të vitit 2018 derisa po mësonte notin në Karaibe.

Harrison ka shtuar se shpreson që të bëhet inspirim për shumë të rinj në botë se është në rregull të bëhen disa gjëra edhe vetëm, pa ndihmën e askujt.

Të ngjashme