Britney Spears: Nuk do të performoj më kurrë në SHBA

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Ylli i pop-it Britney Spears ka deklaruar se nuk do të performojë më kurrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të asaj që ajo i quan “arsye jashtëzakonisht të ndjeshme”.

Megjithatë, këngëtarja është shprehur se shpreson të rikthehet në skenë për fansat në Britani dhe Australi, ka raportuar FemaleFirst.

Artistja 44-vjeçare ka folur për planet e saj të ardhshme në një postim në Instagram, ku ka zbuluar se këtë vit po i dërgon një piano njërit prej djemve të saj. Në të njëjtin postim, ajo ka theksuar se nuk ka ndërmend të performojë më në SHBA, por la të hapur mundësinë e koncerteve jashtë vendit.

“Po ia dërgoj këtë piano djalit tim këtë vit!!! … Interesante është se unë kërcej në Instagram për të shëruar gjëra në trupin tim që njerëzit nuk i dinë. Po, ndonjëherë është edhe e turpshme … por kam kaluar nëpër zjarr për të shpëtuar jetën time…”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme