Gjermania nuk ka propozime konkrete për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe nuk ka gjithashtu as “vija të kuqe”.
Kështu së paku shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të ketë thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pasi u përgjigj pyetjeve me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ajo theksoi se ajo kishte diskutuar me kancelaren Merkel për rëndësinë e normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.
Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm sepse, siç ka thënë ajo, konflikti i ngrirë nënkupton paqëndrueshmëri.
E pyetur nëse kishte “shpresë” që Gjermania të “zbuste” pozicionin e saj kur të vinte në një zgjidhje kompromisi që mund të shkonte drejt ndryshimit të kufijve, Brnabiq ka thënë se ajo nuk ka thënë se nuk ka shpresë, duke shtuar se jo është optimiste për nga natyra, dhe se ajo beson se gjithmonë ka shpresë.
“Për sa kohë që kemi biseda të mira, gjithnjë ekziston shpresa për të gjetur një pozicion të përbashkët dhe të biem dakord se si mund të duket një zgjidhje kompromisi”, citohet të ketë thënë Brnabiq.
Ndërsa në lidhje me spekulimet në mediat serbe se ekzistonte një “ofertë” e caktuar nga Gjermania që Serbia të njohë Kosovën dhe si kthim të marrë një investim të madh, Brnabiq ka thënë se ato janë të pasakta.
“Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë. Kompanitë gjermane nuk varen nga shteti gjerman. As dikush nuk është aq ndikues dhe i besueshëm siç është Angela Merkel nuk mund të ndikojë në atë se ku të investojnë kompanitë gjermane”, tha Brnabiq.