Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të marrë pjesë të mërkurën, më 2 gusht në Podgoricë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik, ku do të ketë një takim bilateral me nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara Mike Pence.
Pjesëmarrja e Kryeministres serbe në sesionin e punës do të jetë një mundësi për të diskutuar çështje me interes të përbashkët dhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi përmirësimin e stabilitetin rajonal, evropian dhe global.