Broja huazohet te Ipswichi, Chelsea mund t’i fitojë nga ai 35 milionë euro, me një kusht

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do t’i kryej sot testet mjekësore me skuadrën e re, Ipswich Town, tek e cila pritet të huazohet deri në fund të sezonit.

Ipswichi do t’i duhet t’i paguajë 35 milionë euro për Brojën, në rast se ata e shmangin rënien nga Premier League, shkruan BBC.

Broja mori pjesë në turneun parasezonal me Chelsean në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me t’u kthyer në Londër, ai iu bashkua “grupit të huazimit”, pasi u konsiderua si tepricë në skuadër.

Të ngjashme