Brooklyn Beckham në lidhje me vajzën që ngjan me nënën e tij

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Brooklyn Beckham – djali i futbollistit David Beckham dhe këngëtares së “Spice Girls”, Victoria Beckham – është në lidhje me modelen e cila çuditërisht ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me nënën e tij.

20 vjeçari Beckham është në lidhje me modelen 27 vjeçare Phoebe Torrance, e cila dikur ka punuar si statiste e Victoria Beckham në karrierën e saj të hershme, raporton The Sun.

Një burim ka thënë për tabloidion se disa miq e kanë ngacmuar Brooklyn për këtë gjë, por s’e ai nuk sheh asgjë të çuditshme lidhur me faktin se është në lidhje me një vajzë që konsiderohet ‘kopja’ e nënës së tij.

“Phoebe u ka thënë miqve se ajo ka punuar disa herë si statiste e Victoria Beckham kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës së saj si modele. Ajo ka thënë po ashtu se paratë që i ka fituar nga kjo punë i kanë ndihmuar për universitet. Megjithatë, ajo nuk e ka besuar asnjëherë se një ditë do ta takojë idolin e saj”, ka thënë tutje ky burim.

Modelja 27 vjeçare është e dashura e re e djalit të Beckhamëve, pasi ajo u nda nga e dashura Hana Cross dy muaj më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme