Victoria Beckham nuk ndalet duke qarë që kur djali i saj iku nga shtëpia

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 18:09 | Nga

Teksa të gjithë mendonim se Victoria Beckham është një njeri i ftohtë që “nuk ka” ndjenja, ajo na tregoi të kundërtën kur djali i saj Brooklyn, u zhvendos në New York për të ndjekur studimet e larta.

Ajo asokohe publikoi një foto duke qarë, në krah të të birit. Stilistja e njohur duket se nuk e ka marrë akoma veten, nga largimi i djalit.

Victoria ka treguar në kanalin e saj të makeup-it në Pixiwoo, se nuk ndalon dot së qari që kur djali i saj adoleshent është zhvendosur për në New York.

“Unë ende qaj, që kur Brooklyn u zhvendos në New York. Ai është 18 vjeç tashmë, dhe unë nuk ndaloj dot së qari”,-është shprehyr Victoria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme