Plaçkitet shtëpia e David dhe Victoria Beckham

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Gjëra me vlerë mijëra paund u vodhën në një VJEDHJE në shtëpinë luksoze të David dhe Victoria Beckham në Londrën Perëndimore, raportuan mediat britanike.

Vjedhja e shtëpisë së çiftit në Kensington besohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 28 shkurtit, ndërkohë që Beckhams ndodheshin në të me vajzën e tyre 10-vjeçare.

Sipas The Sun, vjedhja nuk u zbulua derisa djali i tij Cruz Beckham, 17 vjeç, u kthye në shtëpi nga një natë jashtë dhe pa një dritare të thyer dhe një dhomë gjumi të grabitur. Një zëdhënës i policisë së Londrës konfirmoi për mediat se rreth mesnatës së 1 marsit, oficerët e policisë iu përgjigjën raportimeve për një vjedhje në një shtëpi në zonën W11 të Kensington.

Ai shtoi se disa sende ishin raportuar të vjedhura. Ende nuk ka të arrestuar dhe hetimet janë në vijim. Sipas Sun, në mesin e sendeve të vjedhura ka mijëra paund sende projektuese dhe elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme