David Bekcham arrin të fitojë deri në 57 mijë euro brenda ditës falë shitjeve nga marka e tij e veshjeve dhe aksesorëve

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

David Beckham thuhet se po fiton 50,000 funte (rreth 57 mijë euro) në ditë nga biznesi i tij fitimprurës i markës së veshjeve dhe aksesorëve.

‘Seven Global LLP’, e cila drejtohet nga kompania e Davidit, ‘DB Ventures Limited’ dhe ‘Seven Global Holding Company Limited’, mbulon shitjet e artikujve të markës së yllit të futbollit.

Sipas The Mirror, ajo arriti shitjen e një shifre marramendëse prej 17.4 milionë funtesh (20 milionë euro) nga parfumet, orët, rrobat dhe këpucët vitin e kaluar.

Këto të ardhura shumë milionëshe nga shitjet e mallrave të njohura, të shitura në shumë dyqane kryesore, sjellin të ardhura rreth 47,671 funte (rreth 54 mijë euro) në ditë.

Një raport nga ‘Seven Global LLP’ thuhet se tha: “David Beckham është një njeri i famshëm ndërkombëtar, emri i të cilit është bërë një markë jetese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme