Derisa deputetja e PDK-sw, Flora Brovina, po tregonte një tjetër fotografi të një fëmije të vdekur si pasojë e dhunimit nga forcat serbe, reagimi ishte nga VV-ja që të mos shfaqte pamje të tilla, raporton Ekonomia Online.
“Argumenti dhe e vërteta janë jo vetëm kur flasin të huajt por edhe ne. Ndoshta mjaftojnë 20 vjet që nuk kemi folur dhe qoftë edhe tani në këtë kuvend të flasim për të vërtetën le të jetë më e fuqishme se e huaja. Para vetes kam dokumentin për helmimet që të herët kanë shkruar, por ne jo. Njëjtë ka ndodhur edhe me rastet e dhunimit. Ky fëmi (tregon foton) me lejen e prindërve dhe familjes, dëshmoj se ka vdek gjatë dhunimit, 7 vjeç. Le të traumatizoj kush të dojë, por e vërteta duhet të dalë”, tha Brovina.
E, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kushdo që flet të vërtetën do të flasë lirshëm në Kuvend.
“A ka mundësi të mos zhvillohet debat i brendshëm sepse këtu vetëm Serbia ka interes ta shkëputë vëmendjen nga kjo, nëse dikush ka marrë interes prej asaj pune le të dalë jashtë Kuvendit se e qes jashtë. Çka keni argumente qitni këtu”, tha Veseli.