Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar në Bruksel përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pas më shumë se një viti.
Ai më pas do të takohet me kryeministrit Albin Kurti.
Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak, njofton Klan Kosova.