Brukseli vendos flamurin e Kosovës por nuk e njeh kufirin Kosovë – Serbi

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 14:57 | Nga

Bashkimi Evropian e ka vendosur flamurin e Kosovës në një grafikë ku e paraqet më së miri raportin e publikuar dje për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Ngjashëm ka vepruar edhe me flamujt e shteteve tjera, sikurse edhe të Serbisë. Por Brukseli, pavarësisht se e ka vendosur flamurin e shtetit kosovar, nuk e njeh kufirin Kosovë – Serbi
Nuk ka ende ndonjë qëndrim të BE-së që pajtohet me pavarësinë e Kosovës. E kosovarëve shpesh u thuhet se “BE-ja nuk njeh shtete, sepse kjo është në kompetencat e vendeve anëtare”.

Përveç kësaj, Raporti për Strategjinë e Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u publikua të martën nga Komisioni Evropian, dështoi të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë shpalosur këtë strategji për Ballkanin, por asgjë e re nuk u tha për shtetin e Kosovës.

Në këtë strategji, Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane, kur rrethanat objektive lejojnë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme