Zyrtarët e skuadrës angleze, Manchester United, kanë kontaktuar mesfushorin portugez, Bruno Fernandes.
Fernandes i cili është pjesë e skuadrës Sporting CP, ka kapur vëmendjen e disa skuadrave europiane për shkak të parformancës së tij, shkruan Goal.
Më parë është raportuar se futbollisti 24 vjeçar është në bisedime me skuadrën Liverpool. Mirëpo tani skuadra Manchester United duket se është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me të.