Bruto produkti vendor shënon rritje për 3%

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 09:35 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e katër (TM4 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

Sipas ASK-së, BPV në TM4 të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.0% në krahasim me TM4 të vitit 2015, raporton Ekonomia Online

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (23.5%); furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave (10.7%); hotelet dhe restorantet (10.5%); bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (9.2%); industria nxjerrëse (8.5%); tregtia me shumicë dhe pakicë (6.7%); transporti dhe magazinimi (3.8%); afarizmi me pasuri të patundshme (1.5%); dhe ndërtimtaria (0.7%).

Ndërsa, rënie reale kishte te: administrimi publik (1.4%); industria përpunuese (2.8%); dhe shërbimet e tjera (15.6%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (11.1%); formimi i bruto kapitalit (8.3%); importi i mallrave dhe shërbimeve (3.5%); dhe te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPShESh) (1.4%).

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (2.2%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme