Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është në përgatitje të protestës e cila do të mbahet me 1 maj-Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Përmes një komunikate për shtyp, BSPK ka kërkuar nga punëtorët që të iu bashkangjiten protestës në mënyrë që të shfaqin të gjitha pakënaqësitë.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pasi që ka marrë vendim në mbledhjen Kryesisë Ekzekutive, është në vazhdën e përgatitjes së organizmit të protestës së paralajmëruar që do të mbahet me 1 Maj 2018. Përmes kësaj proteste me karakter socio-ekonomik, do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të Kosovës, lidhur me kushtet e punës, mos implementimet e ligjeve, Kontratës Kolektive si dhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të punëtoreve që po ndodhin çdo ditë”.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i bënë thirrje punëtorëve dhe të gjitha grupeve tjera të interesit, qëllimet e të cilëve përkojnë me kërkesat tona për drejtësi sociale që t’i bashkëngjiten protestës dhe të dëshmohet se edhe punëtoret e Kosovës do të protestojnë në ditën ndërkombëtare të punës, ashtu siç protestohet edhe në vendet tjera të botes”, thuhet më tutje në komunikatë.