BSPK e vendosur të mos i ndalojë veprimet dhe presionet sindikale

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 13:16 | Nga

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë Ekzekutive të mbajtur gjatë ditës së sotme, është shprehur e pakënaqur lidhur me, siç thonë, “mosplotësimin e kërkesave të BSPK-së, të parashtruara edhe më herët para Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe instancave tjera qeveritare”.

Nga të gjitha Sindikatat/Federatat e BSPK-së të përfaqësuara në Kryesinë Ekzekutive, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, “u vendos që të vazhdohet me presionet sindikale për realizimet e qëllimeve sindikale dhe u citua se BSPK-ja nuk do të lejon që të shkelen të drejtat elementare të punëtorëve”, raporton Koha.net.

Kështu, BSPK kërkon nga Qeveria që sa më shpejt të rregullohen katër çështje.

“Çështja e skemës pensionale për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90; çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 Euro; rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësor për të punësuarit”, thuhet në komunikatën e BSKP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme